TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me tone te ashpra dhe me akuzuese se kurre ka shperthyer sot ndaj kryeministrit Edi Rama, duke ftuar shqiptaret te reagojne dhe te behen pjese e betejes se madhe per rrezimin e qeverise qe ka marre peng te tashmen dhe te ardhmen e vendit.
“E gjithë kjo situatë katastrofike ka një autor. Ai është Edi Rama, ky njeri që deri më sot nuk ka patur asnjë marrëdhënie me të vërtetën, ndihet i frikësuar për karriken që po i lëkundet për hir të asaj që ai është gati të bashkëpunojë me çdo kriminel. Ky kryeministër që sot sheh frikërat e tij me arrogancën, çdo ditë po e kupton dhe vetë që asgjë nuk mund t’ja zgjasë më qëndrimin e tij në karrige.
Ajo ka theksuar se ‘Rama po shtrohet me miqtë në tavolina në orët e vona nëse duhet të shesë apo ringrejë sërish Saimir Tahirin’.
“Për cfarë reforme në drejtësi flasin për më shumë se tre vjet, kur nuk është e barabartë për të gjithë. Ku është ai kryeministër që fliste për drejtësinë, ndërsa kur dalin skandalet struket si struci. Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës. Si mund të jemi të qetë kur përdorimi i drogës në shkollë është kthyer në trend, kush mban përgjegjësi. Kjo qeveri kanabizimin e vendit e bëri prioritet kombëtar. 90% e shqiptarëve kanë pësuar ulje të konsumit, vetëm 10% rritje”- tha ajo.
Kryemadhi tha me tej, se “Rama u shërben oligarkëve me privilegje, ndërsa punëtori i thjeshtë sakrifikon për familjen. A keni dëgjuar për Projektin 1 mld euro për investimet publike, kjo është shpifje monstruoze, kjo qeveri kërkon të pastrojnë paratë e krimit dhe drogës. Por piktori vazhdon të na japë një fasadë të bukur, për të gjitha këto arsye unë besoj sot se cdo qytetar patriot që i dhimbset vendi nuk mund të rrijë më indiferent
TPZ.AL