TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka thënë se nuk ka asnjë rëndësi nëse Taulant Balla ka qenë fizikisht në komisariatin e Fushë Krujës për të kërcënuar një polic, por e rëndësishme është që pushteti i Rilindjes ka mbrojtur një përdhunues, pra pushteti ka qenë në atë zyrë, edhe pse jo fizikisht.
"Fakti që një djaë deputeti rreh, fik cigaren dhe përdhunon një vajzë dhe rri gjashtë muaj pa u arrestuar ,duhet të dalë të tundet gjithë Shqipëria që ai të arrestohet. Nuk ka rëndësi ku ishe Taulant Balla, pushteti i Ballës ka qenë në atë komisariat, prandaj për gjashtë muaj një përdhunuesi i ndyrë nuk i viheshin prangat. Të gjithë merren a ishte Taulanti apo jo në komisariat, por jo se si një përdhunues nuk arrestohet për gjashtë muaj me radhë", u shpreh Bushati.
/TPZ.AL/