SPORT, 29 Shkurt 2020, 21:38

Shkarkimi i Shpëtim Duros, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit

Shkarkimi i Shpëtim Duros, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i

Klubi i Kukësit vendosi të mbyllte çdo bashkëpunim me trajnerin Shpëtim Duro, rezultati 2-2 ndaj Teutës ishte sfida e fundit për teknikun. Mësohet se presidenti Gjici ka lëvizur shpejt për të gjetur trajnerin e ri.

Nga burime brenda klubit mësohet se, Skënder Gega është pranë firmës. Palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme pritet të arrihet dhe akordi përfundimtar.

Gega shikohet nga drejtuesit verilindor se tekniku i duhur për të shpallur Kukësin kampion. Kujtojmë që blutë janë 4 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Tirana.