SPORT, 28 Shkurt 2020, 14:30

Koronavirusi prek futbollin, rezulton pozitiv lojtari italian

Koronavirusi prek futbollin, rezulton pozitiv lojtari italian


Një lojtar i Pianeses, skuadër që militon në Serinë C në Itali, në provincën e Sienës, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lojtari 22-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shfaqi shenjat e para të virusit gjatë grumbullimit me ekipin e tij fundjavën e shkuar, në një hotel në Alesandria.

Si pasojë e etheve dhe temperaturës së lartë, ai u fut vullnetarisht në karantinë.

Sport Mediaset raporton se ai ndodhet i shtruar dhe në izolim në spitalin e Sienës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Të shqetësuar janë në klubin e Pianeses, pasi një tjetër futbollist kishte shfaqur pak ditë më parë të njëjtat simptoma.