SPORT, 28 Shkurt 2020, 22:23

FOTO/ Sherr në familjen e Ramës, Gregu del hapur kundër Olsit

FOTO/ Sherr në familjen e Ramës, Gregu del hapur kundër Olsit

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapur në mbështetje të skuadrës së tij.

Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë nuk do të fshihet më për skuadrën e tij. Kjo duket se nuk do t’i pëlqejë xhaxhait të tij, Olsit që është drejtor sportiv i Partizanit.

Si për të ndarë sherrin ka reaguar edhe kryeministri Rama që në Instagram shkuan duke postuar foton e të birit: “O Zot, ky me Tironën, xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja”.

https://www.instagram.com/ediramaal/?utm_source=ig_embed