TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas 28 ndeshjesh, Liverpool më në fund është mposhtur në Premier League. Ekip i Watford ka shokuar kampionët e Europës dhe të Botës, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Askush nuk e priste, askush nuk e parashikonte.
Fusha e Watford është delikate, por pas një pjesë të parë të mirë të Liverpool dhe pas dëmtimit horror të yllit të Watford, Gerard Deuolofeu, mendohej se të kuqtë e Jurgen Klopp do të kishin një fitore rutinë.
Megjithatë, Ismaila Sarr shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë dhe shokoi Liverpoolin kryesues. Të besuarit e Klopp nuk arritën të reagonin dhe kapiteni Troy Deeney vendos qershinë mbi tortë, duke i dhënë fitoren historike Liverpoolit. Të paktën dhe këtë sezon, Arsenali mban petkun e kampionit si ekipi i vetëm pa asnjë humbje në Premier League.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/01.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/02.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/03.mp4"][/video]