SPORT, 29 Shkurt 2020, 19:09

Shtyhet sfida me Juventus, proteston Inter: “Kampionati i trukuar”

Shtyhet sfida me Juventus, proteston Inter: “Kampionati i trukuar”


Tifozët zikaltër janë të irrituar pas vendimit për të shtyrë ndeshjen Juventus-Inter, që do të luhej të dielën, për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ata mendojnë se kampionati po shtrembërohet në këtë mënyrë, ndërkohë ata kane filluar dhe një fushatë në Twitter me hashtag-un “Campionato "Falsato”.

Ky reagim i ashpër vjen pasi zikaltërit kanë dhe një ndeshje tjetër të shtyrë atë me Sampdorian. Tashmë që dhe ndeshja me Juventusin është shtyrë, nëse Interi do të shkonte në finale të Europa League dhe Kupës së Italisë, atëherë do t’i duhej të luante gati një ndeshje në 3 ditë, nga data 3 deri në datë 27 maj, shto këtu faktin se përsëri nuk do të kishte mundësi për të zëvendësuar ndeshjen kundër Sampdorias.