TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka 22 pikë diferencë nga skuadra që e ndjek në renditje dhe i mjaftojnë 4 fitore për të siguruar matematikisht vendin e parë në renditjen e Premier Ligës.
Por koronavirus mund të shkatërrojë ëndrrën e Liverpulit dhe tifozëve të tij, pasi një dekret qeveritar mund të deklarojë sezonin e pavlefshëm.
Sipas “The Telegraph”, qeveria britanike po mendon ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive nëse shpërthen koronavirus në përmasa të mëdha edhe në ishull. Sipas saj, nuk ka një rregullore specifike për raste të tilla ku nuk plotësohen të 38 ndeshjet e parashikuara në kalendar për të gjithë kampaionatin.
Nëse qeveria do të vendosë që të ndalojë futbollin në Angli, klubet po planifikojnë të mblidhen që të vendosin se si duhet trajtuar një kampionat që mbyllet me vetëm 27 nga 38 ndeshjet e parashikuara.
Ky nuk është problemi i vetëm pasi duhej diskutuar edhe çfarë do të bëhet sa i përket renditjes eurooiane, apo edhe asaj për rënien nga kategoria, pa llogaritur milionat dëmshpërblim ndaj sponsorëve e të drejtë televizive.