SPORT, 29 Shkurt 2020, 15:19

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter, do të luhet në maj

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter, do të luhet në maj

Dyer të mbyllura dukej si një vendim zyrtar, por Seria A bën hapa pas dhe vendos shtyrjen e gjysmës së javës futbollistike.

Juventus-Inter dhe katër ndeshje të tjera të kampionatin në program në këtë fundjavë pa publik (Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia e Udinese-Fiorentina) do të shtyhen për në 13 maj.

Lajmin e ka bërë të ditur Lega Calcio. Finalja e Kupës së Italisë është shtyrë për të mërkurën e 20 majit.

Zhvillimi për shtyrjen u forcua një ditë më parë. Nga njëra anë luhatjet e qeverisë, nga ana tjetër disponibiliteti i autoriteteve sportive.

Ministri i sportit Vincenzo Spadafora kishte takuar fillimisht delegacionin e Federatës së futbollit bashkë me ligat, pastaj presidentin e Coni Giovanni Malagò.

Ishte përcaktuar kështu propozimi për shtyrjen, që u prezantua në këshillimin e ministrave. Në orët që pasuan, komisioni shkencor i ministerisë së Shëndetit e rajonet kanë aprovuar cështjen që nuk lidhet vetëm me manifestimet sportive. Ndërkohë në orët e ardhshme do të vazhdohet puna mbi hipotezën e kalendarit të ri që do të varet shumë nga ecejaket e emergjencës së koronavirus.