TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artur malaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri shkruan se ai kishte votën deçizive për të rrëzuar vendimin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen 1 nga 1 si rraqe të përdorura!”- thotë Strazmiri sipas të cilit, vendimet skandaloze dhe të paligjshme të këtyre gjyqtarëve janë në fuqi edhe sot.
Reagimi i plotë i Strazimirit:
Gjyqtarë të padenjë … Vendimi i drejtë (nëse i duhet Edi Ramës)!
Gjyqtari që dha votën deçizive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e Dekretit të Presidentit dhe çfundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, sapo qenka fundosur si i padenjë, i padrejtë e si kusar i drejtësisë!
Njësoj si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Edi Palokën për “shpifjen” se Saimir Tahiri merrej me drogë, apo si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Arben Ristanin për “shpifjen” se Saimir Tahiri nuk mund të mos merrej me drogë pa mbështetjen dhe përfitimin e Edi Ramës.
Gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen 1 nga 1 si rraqe të përdorura!
Vendimet skandaloze, të paligjshme, të padenja të dhëna prej tyre janë ende në fuqi si karshillëk ndaj shoqërisë për sot dhe nesër… si Edi Rama, Saimir Tahiri, Gjushi, Damiani, Ulsiu… 30 qershori!