AKTUALITET, 15 Tetor 2019, 16:44

Spikati në ndeshjen Kosovë-Mali i Zi/ Mediat serbe elozhe futbollistit kosovar: Muriqi, Zot i futbollit!

Në ndeshjen e djeshme Kosovë-Mali i Zi ka spikatur futbollisti Vedat Muriqi. Ai ka shkëlqyer ditën e djeshme kundër Malit të Zi, pasi shënoi një nga golat e Kosovës duke shënuar fitoren 2-0. Përveç golit të shënuar sulmuesi 25-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushë, pasi ndihmonte skuadrën e tij edhe në prapavijë.

Sulmuesi kosovar nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së Serbisë. Mediat serbe i kanë thurur elozhe Muriqit. Portali serb “Blic” nëpërmjet një lajmi e ka quajtur Muriçin si “Zot i futbollit në Prishtinë”.

Kush është Vedat Muriqi?

Muriqi ka lindur në Prizren dhe prindërit e tij janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që ai ka tre nënshtetësi. Përveç pasaportës së Kosovës, ai gjithashtu krenohet edhe se është qytetar i Turqisë dhe Shqipërisë.