AKTUALITET, 15 Tetor 2019, 17:45

Negociatat/ Përfundon takimi i ministrave të Jashtëm të BE, s’ka vendim për Shqipërinë

Negociatat/ Përfundon takimi i ministrave të Jashtëm të BE,

Ka përfunduar pa asnjë vendim takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe për Maqedoninë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, i cili ka pohuar për televizionin “A2” se çështja e negociatave të dy vendeve kandiadate nga Ballkani Perëndimor, “do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”.