TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan është përplasur me mjetin tip “Citroen”.
Për pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit “Citroen” dhe tre pasagjerët e mjetit “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.