AKTUALITET, 24 Tetor 2019, 17:54

Helmimi i nxënësve në Shupenzë, një vajzë në gjendje më të rëndë

Helmimi i nxënësve në Shupenzë, një vajzë në

Drejtori i spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri ka folur rreth helmimit të nxënësve në shkollën e Shupenzës. Ai ka deklaruar se në spital kanë shkuar tre vajza, njëra prej të cilave në gjendje të rëndë.

“Vajza në gjendje më të rëndë u nisë për në Tiranë. Shkaqet e helmimit nuk i zbardhim ne”, është shprehur Artan Bitri.

Për ngjarjen kanë folur edhe prindërit.

“Fëmijët kanë ndjerë erë të keqe kur janë kthyer në klasë pas pushimit të gjatë. Një mësuese i ka mbajtur në klasë ndërsa ndihej era e keqe”, ka thënë një prej prindërve.

Përdorimi në klasë i një aromatizuesi dyshohet se është shkaku helmimit të rreth 14 nxënësve të shkollës së mesme të Shupenzës. Policia e Dibrës thotë se sprajt ne aromë, të cilin nuk e specifikon është hedhur në klasë nga një prej nxënësve.