TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, u shfaq sot në darkë me kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu duke parë situatën e përmbytjeve në zonën e Kamzës. Të dy ata, bashkë me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, inspektuan disa pika ku situata ishte më alarmante.
Por përtej ndasive politike, Rama i premtoi Mziut disa investime në zonën e Kamzës pas kapërcimit të kësaj situate. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kamzës i qau hallin kryeministrit duke thënë se ka në dispozicion vetëm një eskavator si bashki, dhe ka marrë mjete borxh për të pastruar rrugët e bllokuara nga përmbytjet.
Ndërkohë, Mziu dhe Rama diskutuan edhe për një sërë projektesh për Kamzën, që do të zhvillohen në vijim. Nuk dihet sesa do të zgjasë kjo "dashuri" e re mes Mziut dhe Ramës, por ky i fundit përgjatë 4 viteve të fundit vetëm e ka sulmuar dhe tallur kryebashkiakun e Kamzës./TPZ.AL/
[gallery columns="1" ids="29630,29629,29628,29627,29626"]