TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta e ka nisur herët mëngjesin e kësaj të enjteje, duke kujtuar veçantinë e kësaj dite. Një urim i ngrohtë për të gjitha gratë për 8 Marsin Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit thotë se 8 Marsi është ditë reflektimi për atë se çfarë duhet bërë akoma për të drejtat dhe liritë e grave, veçanërisht kundër diskriminimit të tyre.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, shkruan Meta.
Në shumë vende të botës, 8 Marsi nuk është një ditë feste, por proteste, për të ngritur zërin për të drejtat e grave. Edhe sot në Tiranë do të mbahet një marshim.
