LIFESTYLE, 5 October 2026, 18:12

Shfaqet pranë Kanye West dhe njerkës Bianca Censori/ 13-vjeçarja North West komentohet gjerësisht pas look-ut në festivalin Complexon

Shfaqet pranë Kanye West dhe njerkës Bianca Censori/

Vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj ekstravagante gjatë pjesëmarrjes në festivalin ComplexCon në Los Angeles.

Ajo u shfaq me stilin e saj karakteristik me flokë blu ndërsa pozoi krah njerkës së saj, Bianca Censori, dhe të atit Kanye West i cili ra gjithashtu në sy me veshjen prej lëkure.

North është bërë shpesh pjesë e vëmendjes mediatike për stilin e saj ndërsa e ëma Kim Kardashian, ka treguar së fundmi se përpiqet ta frenojë North nga angazhimet e shumta publike, pas interesit të madh për muzikën dhe projektet publike.

North ka nisur tashmë edhe karrierën muzikore ndërsa Kim Kardashian dhe Kanye West përpiqen të marrin vendime të përbashkëta lidhur me projektet e vajzës së tyre të cilat shoqërohen me komente të shumta nga ndjekësit.