LIFESTYLE, 28 September 2026, 22:31

Blendi Fevziu takon 117-vjeçaren nga Shqipëria që pretendohet se është më e moshuara në botë

Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se është personi më i moshuar në botë, me 117 vjet e 39 ditë jetë.

Fevziu ka publikuar pamje nga takimi, ndërsa ka prezantuar edhe dokumentet që, sipas tij, dëshmojnë moshën e gruas në fjalë.

Sipas të dhënave të paraqitura, Qamile Marra ka lindur me 19 gusht 1909, çka do ta bënte atë personin më të moshuar që jeton aktualisht në botë, nëse të dhënat konfirmohen edhe nga organizatat ndërkombëtare që verifikojnë rekordet e jetëgjatësisë.

Gazetari shqiptar ka sjellë nga afër historinë e 117-vjeçares, duke publikuar edhe pamje të dokumenteve që tregojnë të dhënat e saj personale dhe datëlindjen.

Megjithatë, njohja e saj si personi më i moshuar në botë kërkon një proces të veçantë të verifikimit të moshës dhe dokumentacionit nga organizatat ndërkombëtare që merren me rekordet e jetëgjatësisë.

Nëse dokumentacioni i prezantuar konfirmohet sipas këtyre standardeve, Qamile Marra mund të njihet zyrtarisht si personi më i moshuar në botë.