TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vdekja e papritur e Presley Gerber në moshën vetëm 27-vjeçare ka lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit që e njohën nga afër. Mes tyre është edhe ish-e dashura e tij, modelja Charlotte D’Alessio, e cila zgjodhi të flasë publikisht për humbjen përmes një serie fotografish dhe kujtimesh nga lidhja e tyre.
D’Alessio publikoi në “Instastory” disa fotografi dhe video të vjetra me Presley-n, duke ndarë një mesazh të ndjerë për ish-partnerin e saj.
“Kam ndarë një dashuri të pastër me ty dhe jam falenderuese, e nderoj jetën tënde. Meritoje më shumë kohë. Meritoje më shumë jetë. Shumë e nervikosur për këtë”, shkroi ajo.
“Të dua Pres. Gjithmonë. Atje lart, këtu poshtë. Te gjithë të duam shumë. Unë shpresoj ta ndjesh”,shkroi modelja në një tjetër postim.
Krahas fjalëve të saj, ajo publikoi edhe momente të tjera nga koha që kishin kaluar së bashku.
Një prej videove e tregon Presley-n duke vrapuar drejt ujit, me një qen pas tij.
“Do të të kujtoj gjithmonë në këtë mënyrë”, shkroi D’Alessio, duke ruajtur kështu një kujtim të tij larg kamerave dhe famës.
Presley dhe Charlotte ishin lidhur për herë të parë në vitin 2017 dhe kishin një marrëdhënie që zgjati rreth dy vjet, duke nisur zyrtarisht në vitin 2018. Në atë periudhë, të dy ishin figura të njohura në botën e modelingut.
27-vjeçari, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, u gjet i pajetë më 20 shtator në një qendër rehabilitimi në Santa Monica. Policia lokale po e heton vdekjen si mbidozë të dyshuar, ndërsa autoritetet kanë thënë se nuk ka aktualisht shenja të ndërhyrjes së një personi tjetër.
Vdekja e tij ka sjellë një valë reagimesh nga njerëz të afërt dhe figura të njohura. Paris Hilton e përshkroi veten si “plotësisht të zemërthyer”, ndërsa Brooklyn Beckham e kujtoi Presley-n si “më të mirin”.