AKTUALITET, 25 Janar 2019, 09:34

Sherr për motive të dobëta, babai qëllon me thikë të bririn

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Peqinit, ku një baba ka qëlluar me thikë të birin. Dyshohet se shkak për këtë është bërë një sherr për motive të dobëta, ndërsa për fat të mirë djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

policia-naten-3

Menjëherë është kryer arrestimi i babait, Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin , dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, njofton policia.