AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 21:27

Sherr në studio/ Bejtja- Pekës: Edhe po vdiq Trampizmi, trapizmi nuk vdes kurrë o Çimi! E ke bërë Tv-në si bahçen e Trump!

Sherr në studio/ Bejtja- Pekës: Edhe po vdiq Trampizmi, trapizmi nuk


Zgjedhjet në SHBA, të cilat ende nuk po prodhojnë një fitues, kanë sjellë debate të shumta edhe në studiot televizive shqiptare.  Një debat ka ndodhur në televizionin "Syri" të Çim Pekës, i cili njihet si një admirues dhe mbështetës i flaktë, i Donald Trumpit.

Gjatë debatit në emisionin e Pekës, Andi Bejtja tha se nuk e preferon formatin e Trump, por se edhe nëse vdes trumpizmi, "trapizmi nuk do të vdesë kurrë", një batutë gjigande, që njëlloj si "trapizmi" nuk do vdesë kurrë!

Pjesë nga biseda e nxehtë: 

Andi Bejtja: Kam frikë se edhe po vdiq "Trampizmi", trapizmi nuk do të vdesë kurrë o Çimi! Aman o Çimi, se e ke kthyer televizionin në bahçe të Trumpit!

Çim Peka: Injoranca shfaqet si delir dhe fyerje, të dalësh kundër Trumpit sepse ka fjalor të papërshtatshëm dhe të konsiderosh gjysmën e amerikanëve injorantë, siç bëre ti, nuk e marr përsipër. Bejtja nga Gjirokastra, na del shumë më civil se gjysma e popullësisë amerikane…

Andi Bejtja: Ore, një njeri që përdor atë fjalor, në formimin tim, ky njeri nuk hyn dhe këtë e kam thënë që ditën e parë. Edhe më rëndë e them, kështu e mendoj unë.

Çim Peka: Cila është oferta e të zgjuarve? Oferta e kundërt me Trump, oferta e Biden, domethënë mos bëj asgjë. U mundua të kthehet në referendum kundër Trump, por oferta ishte asgjë. Intelektuali Bejte, që qan hallin e amerikanëve dhe përkrah ofertën e asgjësë...

Andi Bejtja: Trumpi nuk hyn në formatin tim, por sjam pro Biden unë, kush tha?

/TPZ.al/