AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 18:22

Nuk ndalet Trump, vijon aludimet se numërimi i votave po manipulohet: Po punojnë fort...


SHBA-

Gara presidenciale në SHBA vijon në disa shtete kyçe, ku duket se Joe Biden po fiton terren dhe është më pranë fitores.

Kjo ka bërë që presidenti Donald Trump, të intensifikojë aludimet se numërimi i votave po manipulohet.

"Ata po gjejnë vota të Biden gjithandej - në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Sa keq për vendin tonë", shkruan Trump.

"Ata po punojnë fort për të zhdukur një avantazh me 500 mijë vota në Pensilvani - Sa më parë. Gjithashtu në Miçigan dhe vende të tjera!", vijon më tepër Trump.

Gjatë gjithë ditës së sotme, Trump e ka vënë në dyshim integritetin e zgjedhjeve, pa u numëruar ende votat. Ky është një rast i paprecedent në SHBA, kur presidenti vë në pikëpyetje procesin zgjedhor.

Kjo na kujton kontestimet e shpeshta të zgjedhjeve në Shqipëri.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/04/biden-po-fiton-ne-shtete-kyce-reagon-serish-trump-shume-e-cuditshme-zhdukje-si-me-magji-e-avantazhit-tim/