AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 17:09

Gara e ashpër për shtetet kyçe, reagon Biden: Nuk do të pushojmë deri kur të numërohen të gjitha votat!

Gara e ashpër për shtetet kyçe, reagon Biden: Nuk do të

Në SHBA ende nuk kemi një fitues të zgjedhjeve, pasi numërimi i votave vijon, po ashtu edhe debati dhe replikat mes dy kandidatëve.

Për momentin Joe Biden, duket se po fiton në Wisconsin dhe Michigan, çka i rrit shumë shanset e tij për t’u zgjedhur president dhe ka një përmbysje të rezultateve paraprake me atë çka u pa gjatë natës, për shkak se janë numëruar edhe votat me postë, të cilat i kanë dhënë avantazh Biden.

“Ne nuk do të pushojmë derisa të numërohet vota e të gjithëve” shkruan ai.

Por, Donald Trump ka reaguar sërish, duke shtuar pikëpyetjet mbi procesin zgjedhor. Ai vijon me deklarata të paprecedenta, që vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve.

“Mbrëmë unë po udhëhiqja, shpesh bindshëm, në shumë shtete kyçe, të cilat i kishin drejtuar dhe kontrolluar demokratët. Më pas, një nga një, ato nisën të zhdukeshin si me magji, pasi u numëruan vota të hedhura surprizë. SHUMË E ÇUDITSHME, dhe ata që bëjnë sondazhe gabuan totalisht dhe historikisht“, shkruan Trump në Twitter.