AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 20:46

BBC: Mashtrimi zgjedhor në SHBA, studimi sugjeron se ndodh rrallë, më pak se 0.0009% !

BBC: Mashtrimi zgjedhor në SHBA, studimi sugjeron se ndodh rrallë,


Integriteti i zgjedhjeve në SHBA, është vënë seriozisht në dyshim, nga deklaratat e Presidentit Donald Trump, se ka patur manipulime.

SHBA ndodhet në teritor të panjohur gjatë pandemisë gjë që ka ndikuar në numrin e lartë të votave me postë.

Autoritetet zgjedhore dhe Shërbimi Postar Kombëtar janë vënë në qëndër të vëmendjes për shkak të presionit dhe volumit të lartë të votave. Prandaj, kjo ka ngritur disa aludime mbi sigurinë e këtyre zgjedhjeve.

Shumë studime në nivel kombëtar kanë treguar se edhe pse nuk është tërësisht i pamundur, mashtrimi elektoral ka ndodhur por është shumë i rrallë. Kjo shifër në SHBA është më pak se 0.0009% sipas një studimi të vitit 2017, nga "Brennan Center for Justice" .

Gjithashtu kreu i Komisionit Zgjedhor Federal, Ellen Weintraub, u shpreh se “Nuk ka asnjë bazë për teoritë konspirative sipas të cilave votimi me postë rrit mundësinë e mashtrimit zgjedhor.”

Konkretisht, disa probleme që Trump ka përmendur gjatë fushatës elektorale janë: dërgimi i fletëve të votimit në adresën e gabuar, persona që votojnë më shumë se një herë, gabimet në printimin e fletëve të votimit, transportin e pasigurtë të fletëve të votimit në qëndrat e numërimit dhe mundësinë e humbjes së shumë prej tyre. Sipas autoriteteve këto janë incidente të izoluara dhe kanë bindur votuesit se ndaj shkelësve do të merren masat e nevojshme.

Një tjetër problem është votimi kolektiv. Në këtë rast, një person plotëson fletët e votimit të një grupi për arsye si mosha e thyer, sëmundja etj. Kjo praktikë është e ligjshme në 26 shtete, por me limit të caktuar mbi numrin e votave që mund të plotësohen nga një person, zakonisht tre. E bërë në shkallë të gjerë, ky fenomen konsiderohet i paligjshëm.

A mund t’a përballojë sistemi?

Edhe pse nuk ka mjaftueshëm prova të një mashtrimi të mirëfilltë, përhapja në masë e votimit me postë çon drejt aludimeve mbi këto zgjedhje. Presidenti Trump rriti presionet mbi qëndrat e numërimit duke postuar në mediat sociale mesazhe që dëmtojën reputacionin e institucioneve të numërimit të votave. Numërimi aktualisht vazhdon dhe mund të dojë disa ditë për të përfunduar.

Burimi: BBC News

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/04/biden-po-fiton-ne-shtete-kyce-reagon-serish-trump-shume-e-cuditshme-zhdukje-si-me-magji-e-avantazhit-tim/