AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 20:12

E bujshme/ Joe Biden fiton në Wisconsin, hap i madh drejt Shtëpisë së Bardhë

SHBA- 

Kandidati për President, Joe Biden, projektohet si fitues në shtetin e Wisconsin, që konsiderohet si një nga shtetet kyçe, për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Trump dhe Biden ishin mjaft afër në këtë shtet dhe Biden e fiton vetëm me rreth 20 mijë vota më shumë.

Ky shtet ka 10 vota elektorale, të cilat janë shumë të rëndësishme për pozicionin ku gjenden dy kandidatët për momentin.

Duke qenë se diferenca e votave nuk është shumë e lartë, fushata e Trump tashmë ka deklaruar se do të kërkojë rinumërim në këtë shtet. Megjithatë, mundësia e ndryshimit të rezultatit me 20 mijë vota, duket mjaft e ulët.

"Ka patur raportime për parregullësi në disa zona të Wisconsin, të cilat ngrenë dyshime serioze për vlefshmërinë e rezultateve… Presidenti është brenda rregullave për të kërkuar një rinumërim dhe do ta bëjë këtë menjëherë“, u shpreh menaxheri i fushatës Stepien.

Wisconsin e ka çuar Biden në 237 vota elektorale ndërsa Trump ka për momentin 213. Për të fituar zgjedhjet një kandidati i duhen 270 vota. /TPZ.al/