Gara presidenciale mes Trump dhe Biden, vijon të jetë mjaft e ngushtë dhe disa shtete kyçe, po vendosin fituesin.
Një prej këtyre shteteve është Wisconsin, ku Biden udhëheq vetëm me rreth 20 mijë vota.
Fushata e Trump sapo ka deklaruar se do të kërkojë menjëherë një rinumërim të votave në këtë shtet, për shkak se konsideron se ka "parregullësi",
"
Ka patur raportime për parregullësi në disa zona të Wisconsin, të cilat ngrenë dyshime serioze për vlefshmërinë e rezultateve... Presidenti është brenda rregullave për të kërkuar një rinumërim dhe do ta bëjë këtë menjëherë", u shpreh menaxheri i fushatës Stepien.

Nga ana tjetër, Trump ka sugjeruar se votat po manipulohen në disa shtete, me një seri postimesh në Twitter. Ky është një rast i paprecedent, kur presidenti i SHBA-ve, vë në diskutim integritetin e procesit të numërimit të votave.