TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për president nga partia Demokratike, Joe Biden ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Amerikë.
Përmes një postimi në Twitter, Biden i është përgjigjur kundërshtarit të tij Donald Trump i cili më parë theksoi se po vidheshin votat.
Biden theksoi se nuk është Trump ai që vendos për fitoren por është populli.
“Po sigurohemi që çdo votë do numërohet. Donald Trump nuk arrin dot të vendosë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve , vendimin e ka në dorë populli amerikan”, shkruan Biden.
Ndërkohë në SHBA ende nuk kemi një fitues të zgjedhjeve, pasi numërimi i votave vijon, po ashtu edhe debati dhe replikat mes dy kandidatëve.
Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Ëisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.
https://twitter.com/JoeBiden/status/1324057905667149826?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1324057905667149826%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fbiden-nuk-vendos-trump-per-rezultatin-e-zgjedhjeve-vendimi-i-perket-popullit%2F