AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 21:14

EMRAT/ Shisnin deri në 1 kg kokainë në muaj, prangosen tre vëllezër shqiptarë në Itali

EMRAT/ Shisnin deri në 1 kg kokainë në muaj, prangosen tre

Policia italiane ka vënë në pranga katër persona mes të cilëve tre vëllezër shqiptarë, të akuzuar për drogë.

Merdiat vendase bëjnë me dije se në prangat e karabinierëve kanë përfunduan tre vëllezër shqiptarë, përkatësisht Dashmiri, 31 vjeç, Muharremi, 36 vjeç dhe Ylli Mema, 48 vjeç. Bashkë me ta, u arrestua edhe shtetasi italian Gabriele Pedemonte, që dyshohet se po ashtu tregtonte lëndë narkotike.

Shqiptarët prisnin klientët e tyre pranë banesës ku jetonin, duke e vendosur kokainën në disa raste edhe në lodra fëmijësh.

Ndërkohë autoritett italiane ditët e fundit, kanë sekuestruar 300 gram kokainë si dhe 500 euro të gatshme.

Sipas mediave shqiptarët në bashkëpunim me italianin arrinin që të shisnin deri në një kilogramë kokaiinë në muaj.