TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të përgjimit midis Vangjush Dakos dhe bandës së Avdylajve.
Sipas deputetit demokrat Dako është zari i tyre, dhe madje i kanë marrë dhe peng familjarët në mënyrë që t’iu plotësonte premtimet që iu kishte bërë në zgjedhje.
“Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje,” deklaron Ploka.
Reagimi i plotë:
Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje…
I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje. Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande.
Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne. TPZ.AL