TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
50 vjeçari Fatmir Doko pa përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar ti jepe 1000 lekë punonjësit të policisë.
Sipas policisë Doko, banues në Kuçovë nëpërmjet korrupsionit donte të shmangte komisionin O.A.SH.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pavarësia” teksa Doko ishte duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse.
Për t’iu shmangur komisionit O.A.SH., i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartmonedhë të prerjes prej 1000 lekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.TPZ.AL