AKTUALITET, 26 Tetor 2018, 14:02

Eminenca gri/ Pse Endri Fuga po del nga hija e Ramës?

Eminenca gri/ Pse Endri Fuga po del nga hija e Ramës?

Të gjithë e mbajnë mend si një njeri të cilit i përlqen të fshihet nën hije. Ata që e kanë njohur gjatë kohës së « Mjaft » e kujtojnë si njeriun që qëndronte gjithnjë nga pas Erion Velisë. Ata që e kanë njohur pas 2007 në bashkinë e Tiranës, e kujtojnë si njeriun që i çonte ndonjë korigjim lajmi gazetarëve, për të nderqur imazhin e kryebashkiakut Rama.

Ata që e mbajnë mend në zyrat e PS në opozitë, e kujtojnë si njeriun që u linte takimet me kryeopozitarin dhe shpërndante lajmet kundër qeverisë Berisha, shkruan Lapsi.al.

Edhe pasi hyri në zyrën pompoze të kryeministrisë, ku monopolizoi fondet e mëdha shtetërore të buxheteve për mediat, Endri Fuga, nuk dilte në plan të parë. Madje sa më shumë rritej fuqia e tij, sa më shumë ankoheshin edhe ministra si Klosi, Bushati, apo Tahiri se i anashkalonte për të nxjerrë në plan të parë mediatik Erion Velinë, aq më shumë këshilltari i komunikimit preqeronte të mos dilte personalisht në plan të parë.

Por prej disa ditësh po vihet re një ndryshim 180 gradë.

Ato që i shkruante në sms private, Endri Fuga po i thotë publikisht. Ai ka dalë nga errësira. Para disa ditësh foli publikisht pë rata që do të dënoheshin nga ligji i shpifjeve. Pastaj sulmoi gazetarët që qëndronin të squllur para Berishës, ndërkohë që përlesheshin me Ramën. Sot i është përgjigjur Berishës me një përgënjeshtrim, për një vizitë të Ramës në Izrael.

Po pse ka vendosur ta lërë rolin 10 vjeçar të eminencës gri dhe të dalë nën dritën e prozhektorëve, Endri Fuga ?

Dëshira njerzore për protagonizëm të cilën ai e ka mbajtur të ndrydhur për më shumë se një dekadë, përjashtohet si argument. Po ta kishte brenda vetes do ta kishte bërë me kohë.

Po atëhere?

Më e mundshmja është ndryshimi i strategjisë politike nga Rama, i cili e ka kuptuar se personazhet e tij të vijës së parë janë diskredituar në public dhe po përpiqet të shfaqet me fytyra të reja. Dhe këtu Fuga nuk përbën një përjashtim. Javët e fundit pas shpërthimit njëri pas tjetrit të shumë skandaleve, Xhisiela, Fred Alizoti, Dako, që kjo shumicë nuk po i përballon dot, Rilindja ka ‘zhdukur” nga komunikimi me publikun ministrat dhe po i ndërron ata me zëvendësat e tyre të panjohur më parë. Kështu javët e fundit kanë qenë katër zv/ministrat Besfort Lamallari, Julian Hodaj, Rovena Voda dhe Romina Kuko që kanë përfaqësuar qeverinë në përballjet me gazetarët dhe kundërshtarët politikë në emisionet më të ndjekura në Shqipëri. Aktivë kanë qenë në të njëjtën kohë edhe zv Ministrja e drejtësisë Tauta Voda dhe ai i jashtëm Gent Cakaj.

Ndoshta Rama, në pamundësi reale për ti shkarkuar ministrat që kanë humbur pikë në publik po përpunon një tjetër strategji, atë të zëvendësimit mediatik të tyre me figura të pakonsumuara. Dhe ky ndryshim kursi ka mundësi të ketë ndryshuar edhe zakonet e Endri Fugës, duke e nxjerrë nga hija në plan të parë. Prandaj ai nuk replicon më me gazetarët përmes smsve të fsheha, por duke përdorur hapsirën e madhe të rrjeteve sociale, duke i dhënë fund Endrit “të ndrojtur” që vepronte në hije.

Lapsi.al