AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 12:44

Rama: Shumica votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar më 5 qershor

Rama: Shumica votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar


Edi Rama ka dhënë një lajm përmes Twitter-it të tij. Kryeministri thotë se shumica parlamentare sapo ka votuar në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor për Reformën Zgjedhore.

Rama thotë se nuk pati konsensusin nga opozita brenda parlamentit dhe se më shumë pritet të flasë në një konferencë për shtyp sot rreth orës 13:00.

Kryeministri Rama në Twitter:

Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare!

U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!

Për më shumë në 13.00 live!