TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian.
Soreca theksoi se Reforma Zgjedhore gjithashtu është kyçe për negociatat dhe anëtarësimin e vendit në BE.
“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse", tha Soreca teksa ishte duke kryer një vizitë në Kaninë të Vlorës.
Një ditë më parë, maxhoranca dhe opozita parlamentare miratuan disa ndryshime Kushtetuese, sipas të cilave hapeshin listat dhe pengohej mundësia për koalicione parazgjedhore, gjë e cila mendohet se penalizon opozitën.