TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Genoa është ekipi më i prekur nga pandemia e koronavirusit. Klubi më i vjetër i futbollit italian arriti shifrën e 22 infektimeve në një moment të caktuar, nga të cilët 17 ishin futbollistë!
Situatë kaotike por tre prej tyre ia kanë dalë ta fitojnë këtë betejë dhe të shërohen plotësisht. Portierët Federico Marchetti, Mattia Perin dhe “shkatërruesi” Ivan Radovanovic, kanë rezultuar negativë në dy testet e fundit.
https://twitter.com/GenoaCFC/status/1315396561959038977?s=20
Diçka e tillë i lejon të nisin përgatitjet me skuadrën. Të paktën porta është siguruar, teksa trajneri Rolando Maran shpreson t’i ketë sa më shpejt në dispozicion të gjithë lojtarët që mungojnë.