TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh tek ekipi i Vllaznisë. Pas katër rasteve të para, tre lojtarë dhe një pjesëtarë i stafit drejtues, katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë pas testeve të radhës që iu nënshtruan.
Drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar se bëhet fjalë për katër lojtarë të cilët janë vetë izoluar menjëherë, raporton Balkan Web.
Lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë është se lojtarët e parë, që rezultuan pozitivë po shkojnë drejtë shërimit të plotë pasi kanë dalë negativë në testet e dytë që i janë nënshtruar.