SPORT, 11 Tetor 2020, 21:47

Lituania barazon me Bjellorusinë, Shqipëria mbetet e dyta

Lituania barazon me Bjellorusinë, Shqipëria mbetet e dyta

Shqipëria mbetet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Kazakistanit në përfundim të raundit të tretë të ndeshjeve në Grupin 4 të Divizionit C të Nations League. Lajmi i mirë për kuqezinjtë erdhi nga Lituania, aty ku ekipi vendës barazoi 2-2 me Bjellorusinë, rezultat që (së bashku me barazimin e Shqipërisë në Kazakistan) ruan “status quo”-në, pasi renditja mbetet ajo që ishte edhe pas raundit të dytë të ndeshjeve.

Në “LFF stadionas” të Vilniusit (kryeqytetit i Lituanisë), bjellorusët ishin shumë pranë një fitoreje me përmbysje, teksa deri para minutës së 75-të kryesonin 1-2, me gola të Lisakovich (11-m 59’) dhe Sachivkos (66’), që zhvlerësuan golin e Novikovas të Finlandës (7’). Gjithsesi, vendësit arritën të barazonin me Laukzemis, duke vënë ekuilibrin e plotë sa u përket pikëve në këtë grup (të gjitha skuadrat kanë grumbulluar nga 4 pikë).