TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inter merr të tjera lajme të këqija në prag të derbit të parë sezonal kundër Milanit.
Ashley Young është futbollisti i gjashtë që rezulton pozitivë me Covid-19. Me parë ishin infektuar Bastoni, Skriniar, Gagliardini, Nainggolan dhe Radu. Lajmi është konfirmuar nga klubi zikaltër.
“Futbollisti nuk ka simptoma dhe është në karantinë në banesën e tij”, lexohet mes të tjerash në njoftimin e Interit.
Një tjetër goditje e rëndë për Antonio Conte, me trajnerin që sheh ti sfumohen zgjedhjet për sfidën e rëndësishme të 17 tetorit kundër Milanit.