SPORT, 11 Tetor 2020, 16:09

Formula 1/ Lewis Hamilton merr triumfin historik, barazon rekordin e Michael Schumacher

Formula 1/ Lewis Hamilton merr triumfin historik, barazon rekordin e Michael

Është mbyllur gara e çmimit të madh të Gjermanisë, ku triumfues ka dalë piloti britanik, Lewis Hamilton. Piloti i Mercedez dominoi këtë garë dhe në fund e mbylli në P1, duke barazuar një rekord historik.

Kjo ishte fitorja e 91-të në karrierë për Hamilton, i cili barazoi rekordin e Michael Schumacher. Dhe ku? Pikërisht në Gjermani! Një arritje fantastike për pilotin britanik të Mercedez.

Podiumi u plotësua nga Verstappen i Red Bull dhe Daniel Ricardo, po ashtu pilot i Red Bull. Tjetër garë për t’u harruar për Ferrarin, me Leclerc që u rendit i shtati, ndërsa Vettel nuk u rendit as në Top-10.

https://twitter.com/SkySportsNews/status/1315288385582440449?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1315288385582440449%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ffinish-dramatik-ne-formula-1-hamilton-merr-triumfin-historik%2F