TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Genoas, Napolit dhe Interit edhe Verona po kthehet në një vatër infeksioni me koronavirus në Itali. Pas Antonin Barak një tjetër futbollist i Hellas ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mesfushori i kombëtares çeke ka nisur menjëherë karantinën, teksa sot ka qenë radha e Koray Gunter për të marrë vesh lajmin negativ. 26-vjeçari gjerman është prekur ka koronavirusi dhe është izoluar në shtëpinë e tij.
Qendërmbrojtësi me origjinë turke u ble përfundimisht në merkato, me Hellas që pagoi dy milionë euro te Genoa.
Klubi i Serie A deklaron në komunikatë zyrtare se të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativë në testet e kryera.