SPORT, 12 Tetor 2020, 09:33

Objektivi Kante/ Buzëqesh Conte, Inter merr një “asist” nga Frank Lampard

Objektivi Kante/ Buzëqesh Conte, Inter merr një “asist”


N’Golo Kante ishte objektivi i madh i Interit për mesin e fushës, por akordi me Chelsea nuk u arrit dhe lojtari nisi sezonin në ekipin aktual. Zikaltrit nuk janë dorëzuar dhe kanë marrë një “asist” nga Frank Lampard, trajneri i “Bluve të Londrës”.

Raporti i tij me kampionin e botës ka prekur fundin. Le Parisien raporton se gjithçka lidhet me një ditë pushimi të padhënë nga trajneri. Një mik i ngushtë i Kante martohej, por Lampard nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoni.

https://twitter.com/FNerazzurra1908/status/1315422200657215489?s=20

Ky veprim ka tërbuar 29-vjeçarin e lindur në Paris dhe marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit anglez janë krisur përfundimisht. Diçka e tillë ka ndikuar që futbollisti të vendosë për t’u larguar nga ekipi i Premier League.

Interi është gati t’i plotësojë ka ndikuar që Kante të vendosë për t’u larguar nga ekipi i Premier League. Klubi i Serie A është gati t’i plotësojë çdo dëshirë dhe janari pritet të sjellë marrëveshjen e munguar në verë.