TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja barazoi 0-0 me Kazakistanin në "Almaty Ortalyk Stadion" në Almaty për Nations League, duke zhgënjyer fansat, por shtuar edhe kritikat e specialistëve shqiptarë të futbollit.
Ata hodhën akuza se, paratë e mëdha të hedhura për ta nuk janë justifikuar me rezultate prej tyre.
Federata Shqiptare e Futbollit ka shpenzuar mbi 2.7 milionë euro për të paguar tetë trajnerët e huaj, të cilët i ka punësuar rregullisht nga korriku i vitit 2002, kur italiani Xhuzepe Dosena mori drejtimin e bankinës së Shqipërisë.
Ndërsa mund të themi që italiani De Biasi, pati një rezultat historik në drejtimin e kombëtares, duke e kualifikuar atë në fazën e grupeve të Euro 2016 , trajnerët e tjerë deri tani kanë rezultate thuajse të papërfillshme.
Por a ja ka vlejtur?
PAGESAT
1)Xhuzepe Dosena: Euro 2004
Kontrata: 180 mijë euro
Mori vetëm 60 mijë, pasi u largua pas katër muajve, në tetor 2002, pas humbjes 4-1 me Rusinë në Vollgograd.
***
2)Hans-Peter Brigel: Euro 2004/ Botërori 2006
Kontrata: 400 mijë euro
Nënshkroi dy kontrata, atë për eliminatoret Euro 2004 (10 nga 12 ndeshjet) dhe për Botërorit 2006 (i plotë)
***
3)Oto Bariç: Euro 2008
Kontrata: 300 mijë euro
Kreu një edicion të plotë, por dhe pse ra parimisht dakord, nuk rinovoi pas humbjes 6-1 të Shqipërisë në Rumani.
***
4)Ari Han: Botërori 2010
Kontrata: 300 mijë euro
Mori vetëm 220 mijë euro, pasi ndërpreu kontratën në maj 2009
***
5)Josip Kuzhe: Botërori 2010/ Euro 2012
Kontrata: 360 mijë euro
Nënshkroi një kontratë, për eliminatoret Botërorit 2010 (dy ndeshjet e fundit në grup) dhe për Euro 2012 (i plotë)
***
6)Xhani De Biazi: Botërori 2014/ Euro 2016/ Botërori 2018/
Kontrata: 640 mijë euro
Nënshkroi tre kontrata me FSHF-në, por të treta iu ndërpre nga FSHF-ja edhe pse fitoi 0-3 në Izrael, kur i kishin mbetue edhe katër ndeshje nga kontrata.
***
7)Kristian Panuçi: Botërori 2018/ Euro 2020/ Nations League/
Kontrata: 300 mijë euro
(U shkarkua për paraqitje të dobëta në mes të edicionit Euro 2020. Panuçi kërkoi më pas bonuset që parashikonte kontrata fillestare, që janë afro 57 mijë euro: shpërblim për çdo fitore dhe pikë të marrë)
***
8)Edi Reja / Euro 2020/ Nations League/ Botërori 2022
Kontrata: 400.000 euro
Ka nënshkruar deri tani dy kontrata me FSHF-në: prill 2019 dhe nëntor 2019. Kualifikueset në Botërorin 2022 është kusht.
/TPZ.al/