TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus kategorisht kundër një bashkimi me Sali Berishën, duke thënë se bashkimi me të nuk e afron fitoren, por e largon atë.
“Kur na ftoi Berisha për të bërë koalicion në vitin 2025 nuk i thamë jo se nuk ishim mjaftueshëm atdhetarë, jo se kishim ndonjë ego. Kur na ftoi zotëria për t’u bërë pjesë e koalicionit, e njëjta gjë. Por shumë thjesht nuk e pamë të arsyeshme dhe shyqyr Zotit nuk e bëmë një gjë të tillë.
Janë vendime politike. Unë e kuptoj që mund të kemi tentim për të gjetur një rrugë të shkurtër, o burra të bëhemi bashkë, o burra ku jemi, ku s’jemi. Por ndonjëherë rruga e shkurtër të nxjerr gjatë.
Nëse ne do ta pranonim ftesën e Sali Berishës, nuk e largojmë Edi Ramën. Bashkimi nuk është asgjë, nuk na ndihmon ta rrëzojmë Edi Ramën. Kemi një thirrje nga protestuesit për t’u larguar nga partitë e vjetra. Duhet të zgjedhim: me Sali Berishën apo me protestuesit? Bashkimi rreth Sali Berishës nuk e afron fitoren, por e largon. Do të ishte gabim fatal nëse shkojmë te Sali Berisha”- tha Shehaj.