AKTUALITET, 5 November 2026, 22:49

Agron Shehaj: Protesta u hapi sytë të gjithëve, tregoi se ndryshimi mund të vijë edhe në Shqipëri 

Agron Shehaj: Protesta u hapi sytë të gjithëve, tregoi se

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e vlerësoi protestën e nisur prej disa muajsh, si një protestë historike, që po ndryshon politikën dhe që u hapi sytë të gjithëve.   

“Kemi qenë pjesë e protestës si të gjithë partitë e reja, por kanë qenë edhe protestues jo anëtar të partive politike, protestojnë se duan të shprehin zemërimin e tyre kundër një qeverie të korruptuar. 

Është një protestë historike që po ndryshon skenën politike, po ndryshon politikën gjithmonë. Askush nuk e priste. Kemi diskutuar me dhjetëra herë se si të gjithë mendonin se kishte apati të përgjithshme, se të rinjtë nuk reagonin dhe ishte e pamundur të largohej Rama. 

Kemi bërë teori të shumta, që edhe në këtë studio, jeni munduar të më nxirrni naiv se si mund të mendoj se Rama rrëzohet. 

Protesta ka meritën që u hapi sytë të gjithëve dhe i tregoi se ndryshimi mund të vijë edhe në Shqipëri, edhe në mënyrë paqësore”- tha Shehaj.