AKTUALITET, 5 November 2026, 22:36

Adriatik Lapaj: Kemi qenë në protestë, jemi angazhuar fuqishëm

Adriatik Lapaj: Kemi qenë në protestë, jemi angazhuar

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se partia që drejton ai ka qenë e angazhuar fuqishëm me protestën e nisur në 31 maj e që vazhdon edhe sot.  

“Në emisionin e fundit që kemi patur një komunikim intensiv bashkë ishte në janar 2026, kur folëm për demokratizimin, qeverinë tranzitore, dorëheqjen e kryeministrit Rama, shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike dhe nga ajo kohë deri tani nuk kemi reshtur së foluri.

Qytetarët janë edhe më shumë. Hyri edhe koncepti i Zvërnecit, qytetarët hynë edhe në përplasje fizike, sepse studentët dolën në protestë.

“Shqipëria Bëhet” ka qenë në protestë, jemi angazhuar fuqishëm. 

Jemi angazhuar për ta mbështetur protestën, që te thirrjet publike, me diasporën, që te përfaqësimi në komisariate, që te mbrojtja ligjore në gjykata me avokatët tanë.

Është një protestë që është interesi i të gjithëve. Janë mbi 70 mijë të vdekur nga viti 2013 vetëm nga mungesa e ilaçeve te Onkologjiku”-tha Lapaj.