AKTUALITET, 5 November 2026, 23:20

A mund të bashkohet me Berishën? Lapaj: Berisha të largohet, por nuk i barazoj demokratët me të!

A mund të bashkohet me Berishën? Lapaj: Berisha të largohet, por

Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se Sali Berisha duhet të largohet bashkë me Edi Ramën nga skena politike, por shtoi se nuk mund të vendosë shenjë barazimi mes tij dhe demokratëve në përgjithësi. 

"Zgjedhjet bashkiake janë para. Në 9 maj do të mbahen. Tani, nuk mendoni ju, se këtë kam parasysh kur them bashkim, nuk mendoni se qytetarët mund të kenë kandidatë nga sheshi dhe nga partitë e reja? Pse të mos shkojmë me studentë dhe rininë bashkë? Flas me të rinjtë në shesh, këtë më thonë. A mundet të japim këtë alternativë? Pse jo? Ne nuk e kemi pronë këtë, duhet ta trajtojmë si mundësi për qytetarët. 

Propozimi i zotit Berisha, mendoj pa asnjë dyshim, se Rama dhe Berisha duhet të tërhiqen nga skena politike, nuk kanë çfarë t'i japin Shqipërisë sot. Por nuk vendos dot shenjë barazimi mes Berishës dhe demokratëve. Nuk prodhoj dot një popull të ri. Populli shqiptar kanë votuar PS, PD, ne na duhet që këta votues ti bëjmë të kuptojnë se partitë që kanë votuar nuk kanë qenë të duhura, ti japim mundësi të vetë përfaqësohen në nivele demokratike. Prandaj përdor fjalën të bashkohemi. Nuk e kam të bashkohemi ne të tre. 

Nëse flet me të rinjtë, me fermerët, pensionistët… Unë zot vij nga Korça dhe kemi arritur 90 mijë firma për referendumin. Gjëja që më thonë qytetarët është kjo, njerëzit kanë nevojë t'ju dëshmojmë mungesë egoizimi, përplasje. Janë lodhur me liderët e fortë dhe legjendarë", deklaroi Lapaj.