AKTUALITET, 5 November 2026, 21:35

Hila: Veliaj është në luftë të hapur me Ramën, u bë armik si Meta dikur

Hila: Veliaj është në luftë të hapur me Ramën,

Analisti Dritan Hila, deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Veliaj është në luftë të hapur me Ramën dhe mes tyre janë mbyllur llogaritë, por duhet të shihet se sa do të jetë në gjendje kryebashkiaku të heqë ndonjë "tullë" në bashkinë e Tiranës.

“E rëndësishme është që Veliaj i ka hapur luftë Ramës kur i thotë “Ik!” dhe kur i thotë “nuk më afrohesh mua”, se kam më shumë vite se ti. Më vonë duket që të hyjë në marrëveshje me Veliajn për të ardhmen.

E shoh një llogari të mbyllur mes tyre, problem është sa do të jetë në gjendje Veliaj që t’i heqë ndonjë tullë në Tiranë.

Rama i ka të gjithë kundër. Sorosi në SHBA nuk ka mendje të merret me Ramën dhe dalja e Veliaj është e panjohur për Ramën.

Veliaj është bërë armik me Ramën si Meta dikur dhe Rama nuk i fal dhe nuk bën kompromis.

Veliajn dikush duhet ta këshillojë që ka një betejë polilitike me Ramën.

Tahirin e lanë në një qeli me 3 banditë dhe nuk e dëgjuam të ankohej”- tha Hila.