TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, është diskutuar për përplasjen mes Ramës dhe Veliajt.
Sipas analistit Andi Bushati, e gjithë "lufta" bëhet për paratë e Bashkisë së Tiranës të cilat duhen në zgjedhje. Ndërsa Dritan Hila, deklaroi se nuk beson që Rama merret me lëvizjen e të burgosurve në burgje, ndërkohë që shtoi se Veliaj "po harxhon frymën kot" në këtë përplasje.
Andi Bushati: Rama shkoi deri aty sa tha në grup të PS, po e bëj sepse ky ka organizuar protestën. Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, këtyre deputetëve që kishin shqetësime, i tha, Veliaj ka paguar njerëz në protestë kundër meje. Po bën përpjekje për të më rrëzuar mua, jam unë kundërshtari i Veliajt. E mori përsipër autorësinë. Deri këtu nuk ka problem, sepse është politikë. Ama kur pastaj shteti bëhet mashë e tekave të politikanave, këtu ka problem. Nëse kryeministri sillet si drejtor burgjesh, të shantazhon që do të rritet dënimi, jemi në pjesën e problemit.
Dritan Hila: Pse nuk e çoi në Reç sepse aty ishte më i sigurtë? Nuk i besoj këto. Para një jave bëmë të njëjtin debat. Rama nuk është në këtë moment që të merret me këto, 'merreni nga Tirana çojeni në Fier'. Më rezulton se Rama ka thënë është subvencionues i protestave. Por që është marrë për ta lëvizur në burg…
Andi Bushati: Bëmë debat, ore ç’është ky urdhër sekret? Tjetrin e kishin marrë pa shpjegim pa procedurë. Jo se na vjen gjynah për Veliajn, por si mund të merret njeriu, të rrëmbehet pa i dalë kush përsipër? Edhe po të duan ta shantazhojnë, apo ta ndihmojnë, sa herë bëhet në mënyrë të paligjshme, është e njëjta gjë.
Flogert Muça: Çdo paligjshmëri e ndihmon Lalin.
Dritan Hila: Po ne ndalemi në teknikalitete, pse vajti natën dhe jo ditën, sikur ditën nuk ja jepte dot mesazhin nëse e ka nga Rama. Veliaj ka gjithë dhimbshurinë time, sepse në burg mos pafsh as hasmin, por thelbi i problemit të Veliajt është politik. Nanon e plasën në Bënçë dhe nuk tha asnjëherë pse më lanë me banditët këtu. Mendoj se Veliaj po harxhon kohë, frymë dhe letër me këto.
Andi Bushati: Jam dakord, kemi të njëjtin nivel të burgjeve dhe të burgosurve që mbahen si nga Berisha i 92-97 dhe tani.
Dritan Hila: E kisha për metodën, pasi Nano ishte tjetër histori dhe ky tjetër.
Andi Bushati: Edhe këtë po del se kush e ka futur në burg. Këtu dihet se kush e ka frymëzuar SPAK për ta futur Veliajn. Por këtu problemi është, po të ishte një gjë e pastër dhe normale, pyetja është, a shantazhohen të burgosurit e SPAK nëpër burgje? Kështu mund tja bëjnë edhe Agasit apo të tjerëve. Nëse është e vërtetë, që Rama dërgon llaf se po nuk dorëzove Bashkinë, do të hapen çështje të tjera, atëherë SPAK është mashë politike.
Dritan Hila: Ia hap edhe vetë ai, i çon kontrollin e shtetit. Mekanizma ka një kryeministër për ti nxirë jetën. Por kam një dyshim, në momentin që jep dorëheqjen nuk e cakton më Erion Veliaj. Jep dorëheqjen por edhe cakto Arbër Hajdarin...
Andi Bushati: Veliaj duhet të delegojë firmën, por ai thotë mua më duhet firma jote, siç bëra kur të grisa dokumentin e parë dhe caktova Ristanin. Tani Hajdarin dua ta përgatis si kandidat për zgjedhjet e ardhshme dhe dua ta marri që tani bashkinë, të ketë nën kontroll punonjësit që tani.
Dritan Hila: Po tani del kontradiktore, hëm e kërcënon, hëm i lutet.
Andi Bushati: Kjo është një luftë ku të dyja palët janë të pandershëm. Të dyja duan fondet e bashkisë. Mos harroni që Veliaj vetëm për lobim ka harxhur gjysëm milionë dollarë. Tenderat e bashkisë, qokat, a duhen këto? A i duhet Ramës para zgjedhjeve të kontrollojë gjithë potencialet? Kjo në fund është punë parash, kush do të vjedhe buxhetin e shtetit.