AKTUALITET, 5 November 2026, 21:54

“U negociua për Bashkinë e Tiranës”, Tela tregon pse Veliaj reagoi dy ditë pas vizitës së Gogut në burgun e Fierit

“U negociua për Bashkinë e Tiranës”, Tela tregon pse

Analisti Andi Tela, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke folur për takimin mes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në burgun e Fierit, deklaroi se në atë takim është negociuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa pas dështimit të negociatave, Veliaj ka reaguar dy ditë më vonë.

“Sipas mendimit tim, në atë takim ka pasur një negociatë që ka dështuar. Negociata ka qenë për Bashkinë e Tiranës. Pjesa tjetër, me ‘Flamingot’ dhe Plarent Ndrecën, janë rrethana që lidhen me Bashkinë e Tiranës.

Nëse Veliaj do të pranonte të delegonte Bashkinë, historia do të ishte mbyllur aty brenda. Meqenëse ajo negociatë dështoi, Veliaj të hënën ndërtoi atë fabul. Ne nuk e dimë si shkoi biseda brenda, pra, nga e hëna e tutje, Veliaj e përdor si mburojë politike. Thelbi i historisë është Bashkia e Tiranës”, tha Tela.