LIFESTYLE, 13 Nëntor 2017, 11:17

Shakira anulon koncerte të tjera për shkak të problemeve me ...

Shakira anulon koncerte të tjera për shkak të problemeve me ...

Ylli i muzikës pop, Shakira, është detyruar që t’i anulojë të gjitha koncertet e javës së parë të turneut të saj për shkak të problemeve shëndetësore me kordat zanore.

Këngëtarja kolumbiane, emri i vërtetë i të cilës është Isabel Mebarak Ripoll, pas anulimit të koncertit në Gjermani, i ka anuluar edhe koncertet në Francë dhe Belgjikë që u desh të mbaheshin gjatë fundjavës, si edhe koncertin që ishte caktuar për të martën në Amsterdam.

https://www.instagram.com/p/BbSTnkUnPSs/?taken-by=shakira

 

Organizatorët e koncerteve të saj kanë thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të mjekut.

Koncerti i parë i turneut botëror, El Dorado, ishte caktuar të mbahej në Këln në javën e kaluar, mirëpo u anulua.

Këngëtarja u premtoi fansave se do të ricaktonte një datë tjetër për mbajtjen e atij koncerti.