LIFESTYLE, 13 Nëntor 2017, 09:13

Habit Rita Ora, shkon në tapetin e kuq me rrobdesham

Habit Rita Ora, shkon në tapetin e kuq me rrobdesham

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër. Pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane, por ajo që la gjurmë ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora në tapetin e kuq.

Rita u  duk se kishte harruar diçka në shtëpi, dhe habiti të gjithë  me veshjen e saj në tapetin e kuq.

Këngëtarja e hitit “Your Song”  parakaloi e “sapodalë” nga dushi me një rrobdesham, nga koka tek këmbët, para se të niste prezantimin e MTV Music Awards.

26-vjeçarja krijoi përshtypjen se nuk ja kishte dalë mbanë që të vishej në kohë për spektaklin e madh ku përveç se do të  këndonte, kishte mbi supe edhe prezantimin e eventit.

[gallery columns="1" ids="19625,19624,19623,19626"]